Ministri i Shëndetësisë lavdëron IKShPK-në, kërkon të respektohen masat

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar një fotografi nga laboratori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, duke thënë se krahasohet me laboratoret më të avancuara perëndimore, raporton Express.

Zemaj ka lavdëruar punën e ekipit të ekspertëve të Mikrobiologjisë, derisa ka apeluar te qytetarët që t’iu përmbahen rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, një punë e shkëlqyeshme e ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara përendimore. Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj.

Të ngjashme