Ministri Ismaili vizitoi Spitalin e Mitrovicës

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 16:28 | Nga

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku gjatë një sor, nëpunësit e tjer dhe menaxhmentin e spitalit u njoh me punën dhe sfidat e këtij institucioni shëndetësor.

Ministri Ismaili tha se është i përkushtuar për të ndihmuar spitalet dhe punonjësit shëndetësor në rritjen e përgjegjësisë në punë, transparencës dhe llogaridhënies dhe se vizitat në spitale, kanë për qëlllim idenitifikimin nga afër të problemeve reale që i ka sot shëndetësia në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

“Problemet nuk identifikohen vetëm nga Prishtina, prandaj jemi gati që shëndetësinë ta trajtojmë edhe si prioritet politik dhe financiar, duke e rritur buxhetin që nga viti 2018, por kemi nevojë ta rrisim edhe përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien, duke filluar nga Ministria dhe nivelet e tjera”, tha Ministri Ismaili.

Ai kërkoi nga punonjësit shëndetësor që të japin më të mirën nga puna e tyre profesionale, duke ofruar shërbime sa më kualitative dhe në kohë për qytetarët, ndërsa në këtë aspekt, u zotua se do ta kenë mbështetjen e tij.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme