Ministri Murati njofton ndaljen e pagave për grevistët: Kështu e parasheh ligji

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për grevat e parasheh që momentin kur ka grevë pezullohen marrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës.

Sipas tij,  komunat nuk i kanë dorëzuar listat e pagave për muajin gusht me arsyetimin se janë “vonë” me përditësimin e të dhënave.

Megjithatë, ai u shpreh se po presim që këtë ta bëjnë këtë muaj pasi shtoi se kështu e parasheh ligji ndaljen e pagave kur ka greva.

“Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva. Dëshira jonë është që fëmijët të nisin mësimin”.

Të ngjashme