Ministri Veliu priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Fillimisht, në këtë takim ministri Veliu e njoftoi z. Szunyog për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se prioritet kryesor është luftimi i korrupsionit dhe i të gjitha llojeve të tjera të krimit.

Gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimet tjera mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës së BE-së në sferat me interes të përbashkët siç është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Temë diskutimi ishte po ashtu edhe reformimi i administratës publike në vend ku ministri Veliu theksoi se është i interesuar që punët të ecin  në drejtimin e dëshiruar dhe në pajtim me objektivat që do t’ia parashtrojë vetës qeveria e Republikës së Kosovës.

Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, ambasadori Szunyog i premtoi ministrit Veliu se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e sigurisë dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje të mëtejme.

Të ngjashme