Ministri Yagcilar priti shefen e UNDP-së për Kosovën Alessandra Roccasalvo

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, priti në takim  shefen e UNDP-së për Kosovë, Alessandra Roccasalvo.  Ministri Yagcilar falënderoi Alessandra Roccasalvo për vizitën e saj, kurse  takimin e cilësoi takimin mjaft të rëndësishëm.

Gjatë këtij takimi, Ministri Yagcilar foli për Reformën e Administratës Publike, në veçanti digjitalizimin  e shërbimeve publike, të cilin e  cilësoi si një nga prioritetet  e MAP-it. Ai e çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së për institucionet e Republikës se  Kosovës. Të rëndësisë së veçantë, ministri Yagcilar, veçoi projektet siç janë : OPI (Projekti elektronik, E-Kutia), Open Data (Të Dhënat e Hapura) si dhe  One Stop Shop(Qendra e Shërbimeve për Qytetarë).

Shefja e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, falënderoi ministrin Yagcilar për bashkëpunim, duke e konsideruar partneritetin në projektet e përbashkëta shumë të rëndësishëm për UNDP-në.

Palët në takim,  u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë duke  ritheksuar faktin se MAP-i dhe  UNDP-ja do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Të ngjashme