Ministri Zemaj zhvilloi një bisedë telefonike me homologët Manastirliu e Hrapoviq, Filipçe për menaxhimin e Covid-19

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Armend Zemaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë Covid -19 në shtetet respektive.

Gjithashtu, gjatë kësaj bisede, është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Republikës së Kosovës me kwto shtete.

Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi.

Të ngjashme