Ministria e Bujqësisë do të investojë 300 mijë € për rregullimin e digës për ujitje në Kamenicë – Peci thotë se prodhimtaria do të trefishohet

Kamenicë | 28 Pri 2023 | 13:09 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, ka vizituar vendin ku do të ndërtohet diga për ujitje të tokave bujqësore në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës.

Peci tha për Ekonomia Online se projekti për ndërtimin e digës do të kushtojë 300 mijë euro duke e konsideruar si më të rëndësishëm që nga paslufta.

Nga ky projekt do të mundësohet ujitja e 570 hektarëve tokë bujqësore, ku sqaroi se në bazë ta analizave prodhimtari prej vitit të ardhshëm do të trefishohet.

“Jemi sot në komunën e Kamenicës për të bërë disa vizita edhe tek fermerët, blegtorët dhe shpezëtarët, por njëkohësisht edhe për të parë nga afër, projektin më të rëndësishëm kapital bujqësor që pas luftës në Kosovë”.

“Bëhet fjalë për krijimin e digës, në njërin prej lokaliteteve të Kamenicës në të cilën do të mundësohet futja në sistem të ujitjes rreth 570 hektarë me tokë bujqësore e që në bazë të analizës që kemi bërë bashkë edhe me komunën, del që prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm, do të trefishohet në kuadër të kulturës bujqësore”.

“Pra me një investim kapital që është më i rëndësishmi që pas luftës në Kosovë, në një vlerë 300 mijë euro që janë në dispozicion nga procesi i tenderimit që ka dalë që kompania që është përzgjedhëse ka 230 mijë euro. Ne po mundësojmë për futjen e 570 hektarë e të ri”, tha Peci.

Më pas Peci do ta vizitojë fermerin Nikolla Antiq, përfitues i grantit të Ministrisë për koshere me bletë si dhe familjen Rudaku, që posedon fermë të pulave me kapacitet prej 10 000 pula.

Të ngjashme