Ministri Peci përcjellë nga afër procesin e mbjelljes së patateve në Pestovë të Vushtrrisë

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përcolli nga afër realizimin e mbjelljes së 10 hektarëve me patate nga ana e bujku Sadik Abiti nga fshati Pestovë i komunës së Vushtrrisë.

Peci ka thënë se fermerët e Vushtrrisë janë shpirti i Vushtrrisë që i japin frymë ekonomisë së kësaj zone.

Ministri ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën.

Postimi i plotë:

👨‍🌾Fermerët e Vushtrrisë janë shpirti i Vushtrrisë që i japin frymë ekonomisë së kësaj zone!

🥔Në Pestovë, bujku Sadik Abiti po mbillte sot 10 hektar me patate krahas 10 hektarëve me grurë që ka mbjellur gjatë vjeshtës.

🌱Vushtrria është njëra nga Komunat më të zhvilluara bujqësore e Republikës së Kosovës. Ajo veçohet me atë që njihet si rajonalizimi i produktit duke patur simbol pataten cilësore.

🌾Sipas tij, gjithçka në sektorin e bujqësisë është në vendin e duhur. Nëse më herët i është dashur një javë që vetëm të aplikojë, tani procesi i aplikimit i ka zgjatur vetëm 10 minuta pa asnjë kosto financiare falë masave të ndërmarra për thjeshtimin e kësaj procedure.

🥔Duke qenë se është koha e mbjelljes së patates ua rikujtojmë se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën.

☀️Për informata shtesë rreth mbjelljes së patates mund të kontaktoni këshilltarët komunal, ku në secilën komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë / Zyrën për Bujqësi, ose në zyrën qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, në MBPZHR, në Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish-Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III, Prishtinë, ose në tel. 383- (0)38 200 38 426.

Të ngjashme