Ministria e Integrimeve Europaine vazhdon të jetë ende pa ministër edhe pse janë bërë një muaj që kur Bekm Çollaku ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit.
Një emërim i ministrit të ri duket se nuk do të ndodh shpejt, pasi për këtë Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka diskutuar për pasardhësin e Çollakut në krye të dikasterit që ka barrën kryesore sa i përket liberalizmit të vizave, çështje kjo që është në një fazë kritike, raporton lajmi.net.
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati ka thënë se në parti ende nuk është diskutuar kjo çështje.
Ai nuk ka mundur të tregojë nëse emërimi i ministrit të ri të integrimeve do të ndodh brenda një periudhe të afërt.
“Jo ende nuk diçka. S’mundem me te thanë se kur do të ndodhë”, ka thënë Musmurtati.
Ministria e Integrimeve Europiane është përfolur si njëra ndër ministritë që mund të shuhet gjatë procesit të riformatimit të kabinetit qeveritar, e në qeveri ende nuk kanë ndonjë vendim zyrtar për këtë
Ndonëse për këtë çështje ish- ministri Çollaku në ditë kur ka dhënë dorëheqje ka thënë se një vendim i tillë do të ishte gabim.
Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti i ka quajtur të panevojshme vonesat e tilla të emërimit të ministrave.