Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18 deri në 22 vjeç dhe i plotësojnë kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore.

Kjo mundësi synon t’u ofrojë të rinjve nga Kosova mundësinë për të ndërtuar një karrierë ushtarake në një prej akademive më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimi për konkursin do të jetë i hapur nga 24 gushti deri më 7 shtator 2026.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa, përmes materialeve të publikuara, të interesuarit mund të informohen edhe më shumë rreth konkursit dhe mundësisë për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së.

Të ngjashme