Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kadetët kërkohen në këto qendra universitare:1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së -Universiteti Amerikan në Kosovë; 2. Republika e Turqisë -Akademia Ushtarake Tokësore -Akademia Ushtarake Mjekësore

Siç njofton Ministria, konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 01.06.2023 deri më 15.06.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: [email protected].

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Të ngjashme