Ministrja e
Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza
Haradinaj-Stublla, të hënën zhvilloi një videokonferencë me Ambasadorin e
Austrisë në Kosovë, z, Christofer Weidinger.
Kryediplomatja Haradinaj – Stublla tha se çështja e vizave vazhdon të mbetet
temë e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, dhe se lëvizja e tyre e lirë është e
merituar dhe çdo kusht është i plotësuar.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të trajtohen në të njëjtën paralele me
qytetarët tjerë të Evropës. Kërkova që zëri i Austrisë të vazhdojë të jetë
fuqishëm pro liberalizimit të vizave për vendin tonë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.
Gjatë kësaj bisede, Ministrja Haradinaj-Stublla e njoftoi Ambasadorin Weidinger
edhe me planin e MPJD-së dhe sfidat që e presin ministrinë të cilën e drejton.
“Po ashtu, e falënderova për mbështetjen e Austrisë në
menaxhimin e pandemisë – COVID-19, me donacionet e ofruara nga shteti austriak,
si dhe kërkova mbështetjen e mëtejme në këtë situatë të vështirësuar globale”.