Ministrja Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Rohde, gjatë këtij takimi kanë biseduar për disa tema me interes për Ministrinë e Drejtësisë me ç’rast ndanë së bashku objektivat për të vijuar më tej bashkëpunimin e mirë që ka kjo Ministri me Ambasadën gjermane.

Në takimin e sotëm theks i veçantë u vu edhe tek procesi i noterisë si dhe çështja problematike e shpëlarjes së parave. Sa i përket procesit të noterisë, ministrja Haxhiu e njoftoi ambasadorin Rohde se Ministria e Drejtësisë mbetet në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës lidhur me këtë proces.

Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që në raport me këtë çështje të veprojë në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore të cilat i ka. Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera në kuadër të Sundimit të Ligjit.

Ambasadori Rohde falënderoi ministren Haxhiu dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend.

Të ngjashme