Miratohet deklarata e përbashkët e dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 20 Dhj 2024 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Pjesëmarrës të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri, kanë miratuar sot deklaratën e përbashkët të të dyjave vendeve, e cila për bashkon synimet dhe aspiratat për të çuar përpara vendet tona, raporton Ekonomia Online.

“Konstatoj këtë deklaratë të miratuar nga dy kuvendet tona”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se në çdo moment historik e të vështirë nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë mos pajtimet kanë qenë të pranishme dhe idetë e kundërta, mendime të ndryshme…

“Mendime të ndryshme kishte dhe në Lidhjen e Prizrenit kur është mbajtur, studiuesit dhe historianët na kanë sjellë ato, të gjitha kontradiktat e mundshme dhe të gjitha mospajtimet. Mospajtime kishte dhe në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë kishte dhe nga ata që kundërshtonin. Dhe pastaj në të gjitha fazat e rëndësishme në të cilat kaloj kombi ynë. Por, arsyeja pse qëndrojmë këtu dhe më të fuqishëm së kurrë është vetëm një arsye dhe arsyeja është në çdo sfidë dhe kontradiktë që kemi kaluar ka ngadhënjyerë gjithnjë ai opsioni kryesor dhe opsioni kryesor është opsioni i unitetit dhe opsioni i progresit të ecjes përpara. Dhe kjo është që na ka sjellë këtu dhe na ka bërë fitimtar në çdo udhëkryq që kemi kaluar dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë me kombin shqiptar”, tha Konjufca.

Ai ka paraqitur deklaratën e përbashkët të mbledhjes së Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e përbashkët.

”Qëllimi i mbledhjes është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave tona strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade, integrimin euroatlantik të Kosovës në NATO dhe BE dhe njohjen përfundimtare të Kosovës, si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve si dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillim për demokratizim për paqe e për siguri në rajon dhe më gjerë. Të dy kuvendet e konfirmojnë nivelin strategjik të bashkëpunimit dy palësh, në tërësinë e marrëdhënieve që të dy vendet kanë dhe zhvillojnë në rajon, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e kanë reciprokisht rëndësinë parësore, sfidat e Kosovës janë dhe sfidat e Shqipërisë…”, ka paraqitur Konjufca si deklaratë të përbashkët të të dyjave vendeve, e cila dhe u votua.

Të ngjashme