Miratohet ndryshimi i Projektligjit për BQK-në

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 13:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar dhe miratuar shqyrtimi në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka theksuar se ndryshimi i parë lidhet me nenin 14 të statutit të sistemit evropian të Bankave Qendrore dhe neni 63 lidhet me nenin 27.1 për ta hequr ndikimin politik në zgjedhjen e auditorit të jashtëm të BQK-së.

“Këto janë ndryshime që kërkohen nga FMN-ja dhe janë praktika të BE-së”, ka thënë Hoti.

Bedri Hamza, guvernator i BQK-së arsyetoi ndryshimet të cilat do të bëhen në ligj, e të cilat sipas tij janë edhe kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Sot jemi në Kuvend kemi të bëjmë më shtimin e një paragrafi të  edhe heqjen e një paragrafi këto janë kërkesat nga FMN-ja dhe kërkohen që ligji i BQK- së të jetë në përputhje me praktikat edhe me statusin e BQK-së evropiane”, tha ai.

“Kjo është kërkesa e cila derivon nga Fondi Monetar Ndërkombëtare që ne kemi si rekomandim dhe besoj që është i arsyeshëm dhe duhet të implementohet. Qeveria e Republikës së Kosovës duke falënderua ministrin e Financave Avdullah Hotin,  e ka përmbush këtë kërkesë dhe këtë rekomandim të FMN-së dhe është aprovua Ligji i  që ka qenë në atë pjesë dhe kriter i marrëveshjes aktuale me FMN  në vitin e kaluar.

“Neni 41 i ligjit për bankën qendrore rregullon diskualifikimin dhe shkarkimin e nga bordi i BQK-së të guvernatorit dhe të anëtarëve të BQK-së. Ligji i BQK-së përkatësisht neni 42 paragrafi pesë i këtij ligji parasheh në mënyrë eksplicite të drejtën e zëvendës guvernatorëve që të ankohen për vendimin e tyre për shkarkimin në Gjykatën Supreme, mirëpo nuk parasheh të njëjtën edhe për Guverntorin dhe anëtarët e BQK-së”, tha ai.

Në fund komisioni me katër vota për dhe dy abstenime ka aprovuar shqyrtimi në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.

Deputetja Shqipe Pantina nga radhët e Vetëvendosjes ka kërkuar sqarime shtesë rreth emërimit të auditorëve të jashtëm në BQK.

Të ngjashme