Me 67 vota për, 10 kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Projektligjin për Inspektimet, raporton Ekonomia Online.
Nga Komisioni funksional, janë paraparë 29 amendamente, të cilat u votuan një nga një.
Prezantimin e këtij Projektligji e paraqit deputetja e VV-së, Jeta Statovci. Ajo tha se një praktikë e tillë e inspektimit është në shumë shtete të botës.
Deputetja Jeta Statovci ka thënë se Projektligji për Inspektimet është hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe është aprovuar nga Qeveria.
Sipas saj, qëllimi është të përcaktojë parimet e inspektimit, rregullat për rregullimin e veprimtarive të inspektimit dhe procedurat e inspektimit.
“Komisioni për Ekonomi në bazë të vendimit të Kuvendit e ka shqyrtuar këtë projektligj ku ka hartuar edhe 29 amandamente. Komisioni rekomandon të miratohet projektligji për inspektimet. Është e nevojshme për koordinim inspektuese. Hartimi i këtij Ligji është praktik në shumë shtete”, ka thënë ajo.
“Komisioni për Ekonomi e shqyrtoi këtë projektligj me shmangie për lexim të dytë dhe vendosi që t’ia paraqes Kuvendit për miratim ketë projektligj”, tha Statovci.