Valencia ka ndalur Real Madridin në xhiron e dytë në La Liga, duke barazuar 2:2 në “Santiago Bernabeu”.
Në këtë ndeshje kishte raste të shumta Karim Benzema dhe rezultati do të ishte shumë më ndryshe nëse francezi do të ishte treguar më vrastar para portës.
Sipas trajnerit të Valencias, Marcelino, rezultati në “Bernabeu” do të ishte shumë më ndryshe nëse Cristiano Ronaldo do të kishte qenë në lojë.
“Ky rezultat është falë punës së palodhshme. Mund të kishim fituar ne, mund të kishte fituar Reali, jam krenar me lojtarët”, tha fillimisht Marcelino.
“Cristiano është më shumë vrastar para portës dhe nëse do të ishte në këtë ndeshje me siguri se do të kishte dërguar në portë ndonjë top nga të gjithë ata që hynin në zonën tonë”, tha trajneri i Valencias.
Benzema kishte raste të shumta në këtë ndeshje, por francezi dështoi të shënojë, çka i kushtoj në fund ekipit të tij me humbjen e dy pikëve.