Mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa prej tyre thuhet se mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit. Dhe mishi i kuq mesa duket se është vërtetë shkaktari kryesor.

Lajmi vjen nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtim të Kancerit (IARC), ekspertët e së cilës thonë se kanë kryer më shumë se 800 studime që tregojnë se mishi i kuq shkakton definitivisht kancer.

Ky rezultat bazohet mbi të dhënat se kanceri i zorrës së trashë është më i zakonshëm tek njerëzit të cilët hanë më së shumti mish të kuq dhe të përpunuar.

Po ashtu, ka prova të mjaftueshme që tregojnë lidhje të mundshme të kancerit të stomakut dhe pankreasit me mishin e përpunuar, por jo më shumë sesa kanceri i zorrës së trashë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 800 studimet e kryera, treguan se njerëzit të cilët kishin ngrënë gjatë gjithë kohës mish të përpunuar kishin rreth 17% më shumë gjasa që të zhvillonin kancer të zorrës.

Në mishin e kuq, problemet fillojnë kur një përbërës i quajtur ‘haem’, pjesë e pigmentit të kuq në gjak, hemoglobinës, thyhet në zorrën tonë për të formuar përbërësit e quajtur “N-nitroso”.

Ndërkohë është gjetur se këto përbërës dëmtojnë qelizat që rreshtohen në zorrë. Të gatuash mishin në temperatura të larta, të tillë si grillë, krijon gjithashtu përbërës në mish që mund të rrisin rrezikun

Të ngjashme