Mitrovica, një qytet tërësisht i stabilizuar

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 15:44 | Nga

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e ri të Batalionit të Tretë të FSK-së, i vendosur në kazermën e Mitrovicës, nënkolonelin Sylejman Cakaj, me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për çështje me interes për qytetarët e komunës dhe mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari Bahtiri fillimisht e përgëzoi nënkolonel Cakajn për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe duke i premtuar bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe për qytetarët e komunës.

“Me drejtuesit e Batalionit tuaj ne kemi pas bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe ju besoj se këtë bashkëpunim do ta thellojmë akoma në interes të qytetarëve. Unë në emër të qytetarëve të komunës falënderoj FSK-në për gatishmërinë për të mbështetur komunën dhe qytetarët e saj në të gjitha rastet kur kanë pas nevojë. Qytetarët e Mitrovicës janë krenar që Batalioni i juaj është i vendosur këtu dhe mund të ju them se ata kanë respekt të thellë ndaj pjesëtarëve të FSK-së, që është institucioni më i respektueshëm, jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit”, tha ai.

Në vazhdim kryetari Bahtiri e njoftoi nënkolonelin Cakaj dhe bashkëpunëtorët e tij për situatën e përgjithshme politike e të sigurisë në komunës, duke e vlerësuar atë si të konsoliduar dhe të qetë.

“Mitrovica ka qenë për vite të tëra qyteti më i pasigurt i vendit, ku problemet kanë qenë të shumta dhe të nduarduarshme. Tensionet kanë qenë të larta, shkalla e krimit po ashtu tepër e lartë, situata e sigurisë jo e kënaqshme. Sot, Mitrovica është një qytet tërësisht i stabilizuar, ku krimi ka rënë shumë, ku më nuk ka tensione, problemet ndëretnike minore, lëvizja e lirë pa probleme. Këto ditë u hoqën edhe barrikadat e fundit ën qytet, gjë që tregon se situata vërtetë është sikur në komunat tjera të vendit, e madje edhe më e stabilizuar. Kjo është arritur falë maturisë dhe përkushtimit ët qytetarëve dhe angazhimit të drejtuesve të komunës dhe institucioneve tjera lokale, në nivel vendi dhe atyre ndërkombëtare”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Komandanti i Batalionit të Tretë ët FSK-së, nënkolonel Syeljman Cakaj, tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, ku situata ka ndryshuar dhe po ndryshon për të mirë për çdo ditë.

“Është kënaqësi të dëgjosh për të arriturat e mëdha që janë bërë në Mitrovicë në të gjitha fushat. Dhe sigurisht se pa angazhimin tuaj këto rezultate nuk do të mund të arriheshin. Ishte vërtetë lajm jashtëzakonisht i mirë ai për largimin e të gjitha barrikadave nga rrugët e qytetit. Kjo patjetër që do të ketë efekte pozitive në përmirësimin akoma të raporteve ndëretnike në Mitrovicë. Qytetarëve të Mitrovicës ju keni dhënë shpresë për të ardhmen e tyre”, tha ai.

Nënkolonel Cakaj ën vazhdim falënderoj kryetarin e komunës dhe institucionet tjera të pushtetit lokal për bashkëpunimin me FSK-së dhe mbështetjen që kanë dhënë sa herë që është kërkuar.

“Gjatë verës kemi pas ushtrimin fushor që ishte shumë i suksesshëm, me ç’rast komuna ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Ne jemi këtu për të qenë në shërbim të qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike dhe prandaj jemi të gatshëm në çdo kohë që të japim çdo gjë për këtë qëllim”, tha ndër të tjera nënkolonel Cakaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme