Në Mitrovicë është raportuar se një person pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan dhe vëllain e saj.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë, 23.03.2021-19:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.