Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë ka bërë të ditur se të shtunën ka kapluar një zjarr kodrën e fshatit Rashan.
Sipas komunës së Mitrovicës, kjo drejtori në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve kanë intervenuar me kohë dhe kanë lokalizuar vendin deri në shmangien e plotë të zjarrit në këtë zonë.
“Njësia Profesionale e Zjarrfikësve ka ngritur gjendjen e gatishmërisë për intervenim të mëtutjeshëm, ku të hënën nga persona të papërgjegjshëm, në orët e hershme të mëngjesit është ndezur përsëri zjarr në mes të fshatrave Rashan dhe Tërstenë respektivisht në vendin e quajtur Stremenica”, përcjell Klan Kosova.
Drejtori i kësaj drejtorie, Nehat Bahtiri, theksoi se falë profesionalizimit të zjarrfikësve dhe intervenimit të tyre të suksesshëm dhe efikas në lokalizimin dhe minimizimin e zjarrit, i cili kishte përfshirë diku rreth dhjetë deri pesëmbëdhjetë hektarë sipërfaqe.
Ai më tutje shtoi se në vazhdimësi jemi duke mbikëqyrur zonat e kapluara nga zjarri dhe lokacionin përreth, andaj apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe ta ruajnë këtë hapësirë e cila është pasuri publike dhe nuk guxon të lejohet që të dëmtohet.