Mjekët kundër përdorimit të ventilatorëve: 80% e pacientëve me Coronavirus në fund vdesin

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Disa mjekë po përpiqen të përdorin ventilatorët më rrallë, pasi disa zona kanë raportuar shkallë të lartë të vdekjes midis pacientëve me koronavirus që përdornin ventilatorë, raporton “Associated Press”.

Ventilatorët, makineritë e përdorura për të futur oksigjenin në mushkëritë e një personi, zakonisht përdoren vetëm për pacientët e prekur më keq nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Ekspertët kanë thënë se rreth 40% deri 50% e pacientëve me probleme të rënda të frymëmarrjes vdesin, ndërsa ata janë në ventilatorë, raportoi AP.

Zyrtarët e qytetit të New York kanë thënë se të paktën 80% e pacientëve me koronavirus të cilët ishin vendosur në ventilatorë kanë vdekur, raportoi AP. Shteti i New York-ut ka vdekjet më të larta të koronavirusit në SHBA.

Ka pasur gjithashtu raporte për nivele jashtëzakonisht të larta të vdekjeve midis pacientëve në ventilatorë, diku tjetër në SHBA, në Kinë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, tha AP.

Vendosja e një personi në ventilator është një hap ekstrem i kursyer për pacientët me reagim më të dobët, të cilët zakonisht kanë shansin më të lartë për të vdekur. Shkalla më e lartë e vdekjeve mund të jetë rezultat i kësaj, si dhe fakti që deri më tani nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për të luftuar koronavirusin.

Disa mjekë janë gjithashtu të shqetësuar se ventilatorët mund të dëmtojnë më tej pacientë të caktuar me koronavirus, pasi trajtimi është i vështirë në mushkëri, raportoi AP.

Dr. Tiffany Osborn, specialist i kujdesit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, i tha NPR më 1 prill se ventilatorët mund të dëmtojnë në të vërtetë mushkëritë e një pacienti.

“Vetë ventilatori mund të bëjë dëmtim të indeve të mushkërive bazuar në atë se sa presion është e nevojshme për të ndihmuar oksigjenin të përpunohet nga mushkëritë”, tha ajo.

Dr. Negin Hajizadeh, mjek pulmonar i kujdesit kritik në Shkollën e Mjekësisë Hofstra/Northwell të Nju Jorkut, gjithashtu tha për NPR, se ndërsa ventilatorët funksiononin mirë për njerëzit me sëmundje si pneumonia, ato jo domosdoshmërisht funksionojnë edhe për pacientët me koronavirus.

Ajo tha se shumica e pacientëve me koronavirusë në sistemin e saj spitalor, të cilët ishin vendosur në ventilator nuk ishin shëruar.

Ajo shtoi se koronavirusi bën shumë më shumë dëmtime në mushkëri sesa sëmundje si gripi, pasi “ka lëng dhe pjesë të tjera kimike toksike, duke u shpërndarë në të gjithë indin e mushkërive”.

Të ngjashme