Mjekët pa Kufij e kanë hapur një klinikë të re në Afganistan

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 13:11 | Nga

Organizata Mjekët pa Kufij e ka hapur një klinikë të vogël mjekësore në provincën veriore Kunduz në Afganistan. Kjo është klinika e parë atje prej se nga sulmi ajror amerikan në vitin 2015, ishte shkatërruar një spital i kësaj organizate.

Nga ky sulm i forcave speciale amerikane ishin vrarë 42 pacientë, personel mjekësor dhe punëtorë të tjerë, në spitalin e grupit, Mjekët pa Kufij.

Tash grupi po punon për të marrë siguri nga amerikanët dhe ushtria afgane se kapacitetet e tij mjekësore do të respektohen dhe mbrohen.

Klinika e re nuk është e vendosur në vendin ku ishte klinika e shkatërruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme