Mjet shpërthyes në Drenas

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 10:32 | Nga

Një qytetar nga fshati Terdevc i komunës së Drenasit ka raportuar në Polici se ka gjetur një mjet shpërthyes në mal.

Me të marrë informacionin Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes duke siguruar vendin për të bërë më pas deminimin e mjetit shpërthyes.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer (granatë dore) në mal. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim FSK-së dhe KFOR-i  Amerikan kanë larguar mjetin pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme