MKRS-ja ndan tri çmime për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, vendin e parë e merr Astrit Kabashi

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit (MKRS), në një ceremoni ka bërë ndarjen e çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, raporton Ekonomia Online. Ndarjen e çmimeve e ka bërë ministri Hajrullah Çeku.

Çmimi i parë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, i është ndarë dramës me titull: “Gërrdia”, e  autorit Astrit Kabashi.

Ndërsa cmimi i dytë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, i është ndarë dramës me titull: “Uellsi ka një Mbre”, e autorit autor Jeton Neziraj.

Përderisa çmimin e tretë e morri drama me titull: “Marshi i hijeve të diellit”, e autorit Florent Kurtalani.

Të ngjashme