MMPH urdhëron ndaljen e punimeve në stadiumin e Prishtinës

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 16:49 | Nga

Fadil Maxhuni, shef në Divizionin për komunikim me publikun në MMPH, ka thënë se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH, për arsyeje se, sipas tij, investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve.

Megjithëkëtë, gjatë ditës së hënë janë parë punëtorë të kompanisë “Al Trade” duke punuar në punishten e hapur të stadiumit në Prishtinë. Kjo kategori e ndërtimit, bije në kategorinë e III, për të cilat ndërtime është përgjegjës MMPH-ja, njofton lajmi.net.

“Konfirmoj se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH. Arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të punimeve është sepse investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë më saktë me date 06.09.2016, Ministria e Kulturës ka aplikuar për leje të renovimit për stadiumin e Prishtinës. Tani MMPH është duke e trajtuar dokumentacionin përkatës”, ka thënë Maxhuni.

?

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës, si bashkëfinancues në këtë projekt nuk kanë dashur të deklarohen lidhur më këtë rast.

Por, lajmi.net merr vesh se më 22 gusht, Syzana Pllana, u.d e shefit të sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës i ka dërguar letër Inspektoratit të MMPH-së lidhur më rezultatet e insktimit që i kishte bërë, nga ku ka konstatuar se punët janë duke u kryer pa lejen e organit përkatës.

“Të nderuar, pas inspektimit në terren, nga Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prishtinës është evidentuar rekonstutrimi i stadiumit të qytetit. Punimet janë duke u kryer pa leje nga organi kompetent. Objekti në fjalë i takon kategorisë së III të ndërtimit, për shkak të kapacitetit për më pakë se 10 mijë spektator”, thuhet në shkresën e Komunës drejtuar MMPH-së.

Ndërkaq, me datë 24.08.2015 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës.

Memorandumi është nënshkruar në mes të ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit, Shpend Ahmeti. Memorandumi parasheh një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Stadiumit. Projekt në përgjithësi ka vlerën e rreth 3 milion eurosh, 75 për qind e të cilave janë investime të MKRS-së, ndërkaq 25 për qind të Komunës së Prishtinës dhe është planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 3.843,715.42 euro, dhe fitues i tenderit ka qenë konsorciumi i kompanive “Al Trade& Izolimi”, deri sa në garë për këtë tender kanë qenë 13 kompani. Kontrata në mes të MRKS-së dhe këtij konsorciumi ishte nënshkruar në fund të muajit maj 2016-09-26.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme