Mogherini: 5 prioritetet që duhet të plotësojë Shqipëria

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 13:41 | Nga

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, e pyetur sot gjatë konferencës së shtypit në Tiranë nëse ka shanse që Këshilli Europian të hapë negociatat për Shqipërinë në qershor, tha:

“Kur bëhet fjalë për perspektivën e mbledhjes së Këshillit në qershor është e qartë se vlerësimi që ne bëjmë është se kushtet janë përmbushur, se Shqipëria është gati për të nisur negociatat dhe me një rekomandim tërësisht pozitiv për Këshillin që reformat do të ruhen dhe thellohen.

Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në termat teknike. I takon Këshillit të marrë vendim por aii mbështetet mbi rezultatin që ishte pozitiv. Unë mendoj që kemi lajm shuam të mirë jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin. Jo domosdoshmërisht është dhuratë, se puna është e do të jetë shumë e madhe por unë mendoj se Shqiëpria është e vetëdijshme se çdo të thotë reformimi në thellësi i një vendi. “

E në këtë këndvështrim, Federica Mogherini theksoi se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se duhet të përmbushin “pesë përparësisë kryesore të njohura, të cilat do të mbeten elementet kyçe mbi të cilët do të gjykohet”, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme