Sulmuesi i Liverpoolit ka fituar çmimin për herë të dytë në karrierën e tij, pasi e kishte fituar për herë të parë në sezonin 2017-18, pas një sezoni debutues të jashtëzakonshëm me klubin.
Salah ka zhvilluar një nga sezonet më të mëdha individuale në historinë e Premier League, duke udhëhequr Liverpoolin drejt titullit kampion këtë edicion – një arritje që u sigurua katër ndeshje para përfundimit të sezonit, në prill.
Ai ka realizuar 28 gola dhe ka dhënë 18 asistime në elitën angleze për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot, përpara ndeshjes së fundit të sezonit, që do të zhvillohet të dielën në shtëpi ndaj Crystal Palace.
Me këto shifra, egjiptiani pritet të përfundojë si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kampionatit.
Ai la pas konkurrencën për çmimin “Lojtari i Sezonit” nga bashkëlojtarët Ryan Gravenberch dhe Virgil van Dijk, si dhe nga Morgan Gibbs-White, Alexander Isak, Bryan Mbeumo, Declan Rice dhe Chris Ëood nga klube të tjera.