Molliqaj publikon foton e Astrit Deharit duke protestuar kundër “Zajednicës”: Marrëveshja ka tjetër emër

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se u bën shtatë vite pa drejtësi për rastin e Astrit Deharit.

Sipas Molliqaj, ky përvjetor ka edhe diçka të re: “Ka filluar edhe zyrtarisht braktisja e idesë që e themelon shoqërinë politike”.

“Rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor”, shkruan tutje Molliqaj.

Shkrimi i plotë:

Sot u mbushën 7 vite pa shokun tonë Astrit. U bën 7 vite pa drejtësi mbi rastin e tij. Por, ky përvjetor ka edhe diçka të re: ka filluar edhe zyrtarisht braktisja e idesë që e themelon shoqërinë politike.

Aparati i mbyllur konceptual ruan monopolin e interpretimit. Marrëveshja ka tjetër emër. Kjo mjafton, jemi në linjë me historinë dhe idealet. Kaq lehtë ia hodhëm, kështu ua pret mendja atyre.

Rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor.

(Pa)drejtësia mbi rastin Astrit Dehari është simptoma që kur e dekonstrukton gjen shpjegimin për pushtetin dhe ligjet e drejtësisë. Sot simptomë, nesër akuzë.

Të ngjashme