Monaco transferon Tielemans për 25 milionë euro

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 13:45 | Nga

Kampioni i ri në Francë, Monaco, ka sjellë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për futbollistin e ri belg Youri Tielemans për të cilin Anderlecht-it i pagoi dëmshpërblim prej 25 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi i talentuar 20 vjeçar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Monacon.

Sezonin e kaluar në kampionatin belg Tielemans shënoi 13 gola dhe ndihmoi Anderlecht-in për të fituar titullin e kampionit.

“Monaco është klub me projekt ambicioz, i njohur në skenën evropiane dhe klub që mbështetet në lojtarë të rinj. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Tani do të bëjë çmos që të përparojë në Monaco dhe të kthej besimin që klubi tregoi ndaj meje”, tha Tielemans.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme