Vincenzo Montella ka lavdëruar Zinedine Zidane para përballjes së radhës, duke vlerësuar rekordet dhe aftësitë e francezit si trajner.
“Është një trajner që di vetëm të fitojë. Rekordi i tij me tri Champions League të fituara e tregon gjithçka. Zidane ka një karizëm të madhe dhe lojtarët e dinë se ajo që thotë është e vërtetë”, deklaroi Montella.
Trajneri i Turqisë shtoi se pauza nga futbolli nuk do të thotë se Zidane ka mbetur prapa.
“Zidane është shumë inteligjent. Edhe kur je pa klub, mund të vëzhgosh më mirë atë që po ndodh në futbollin ndërkombëtar. Ndonjëherë kjo është edhe avantazh”, u shpreh ai.