Morinho nuk ndalet, ofertë 45 milionëshe për një talent

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 14:19 | Nga

Jose Mourinho kërkon përforcime në sulm për të ardhmen.

Manchester United janë duke përgatitur një ofertë prej afro 45 milionë eurosh për sulmuesin e Bordeaux, Malcolm.

Siç raporton Goal, trajneri i United, Jose Mourinho e vlerëson brazilianin si një prej lojtarëve më të mirë të rinj në qarkullim dhe për këtë i ka kërkuar drejtorit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward, që të bëjë një ofertë në muajin janar.

Mësohet se Bordeaux kërkon 60 milionë euro për lojtarin dhe nuk do ta shesë assesi gjatë janarit. Por, United ka një ide të mirë për ta bindur klubin francez, duke e blerë lojtarin gjatë këtij afati kalimtar por ta lërë atë në huazim deri në fund të stinorit.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim të dy klubet do të nisin negociatat për Malcolm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme