Moskonsultimi e tendenca për t’i futur “duart” – Shkaktarë që Projektligjet po shpallen anti-Kushtetues

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 09:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e konsultimit të mjaftueshëm dhe mospërfshirja e akterëve relevantë, ka bërë që ekzekutivit t’i kontestohen një sërë projektligjesh nga Gjykata Kushtetuese, vlerësojnë avokatët në vend, raporton Ekonomia Online.

Aktualisht në organin më të lartë juridik po kontestohen një sërë Projektligjesh, pasi të njëjtat janë dërguar nga partitë opozitare. Sipas avokatëve kjo gjë po bëhet si mungesë e mospërfshirjes së personave relevantë dhe tendencës për t’i futur “duart” nga mazhoranca në Projektligje.

Ata kanë marrë si shembull Ligjin për Tatimin në Pronë dhe Ligjin për Byronë. Për të parin thonë se ka mungesë konsultimi me nivelin lokal, ndërsa për të fundit e konsiderojnë si anti-Kushtetues, pasi cenohet prona e paluajtshme.

Avokati Ardian Bajraktari, ka thënë për Ekonomia Online, se dërgimi i projektligjeve në Kushtetuese është e drejtë ligjore dhe synojnë që ligjet e miratuara nga legjislativi të jenë në përputhje me Kushtetutën Ai vlerëson se statistikisht si numër nuk është i madh, por që ka kritika në mungesë të konsultimeve.

“Sa i përket kontestimit të Projektligjeve kohëve të fundit, statistikisht nuk është një numër i madh i tyre të cilat nga ana e opozitës kontestohen në Gjykatë Kushtetuese, mirëpo janë të rëndësishme për nga përmbajtja e tyre dhe në rrjedh të kësaj unë vlerësoj që përveç që është një kompetencë dhe e drejtë e patjetërsueshme e ligjore e mekanizmave, përkatësisht e instancave të autorizuara në Kushtetutë për të dërguar akte të tilla për vlerësim në Gjykatë Kushtetuese po bëhen mirë sepse është mekanizëm që përkujdeset që Ligjet e miratuara nga ana e Kuvendit të jenë në përputhshmëri me standardet më të avancuara ndërkombëtare”, ka thënë Bajraktari. Sipas Bajraktarit, mazhoranca po mundohet që të procedojë sa më shumë Projektligje, të cilat në fund nuk po e marrin dritën jeshile nga Kushtetuesja.

Ai ka kërkuar që në procesin e hartimit të legjislacionit, të përfshihen sa më shumë akterë.

“Unë kam përshtypjen që tendenca që fillimisht për të bërë reforma ose për të proceduar projektligje me numër sa më të madh, rezulton me mungesë të konsultimit të mjaftueshëm e mungesë të përfshirjes së mekanizmave të targëtuara. Si shembull si rezultat i moskonsultimit të mjaftueshëm me instanca të nivelit lokal, së fundmi e patëm një Projektligj i cili prek xhepin edhe ashtu të varfër të qytetarëve, ai për Tatimin në Pronë, i cili me shumë gjasë do të vlerësohet jo në përputhje me Kushtetutën. Sikur nëse institucionet përgjegjëse për hartimin e këtij projektligji do të konsultoheshin me akterë të nivelit lokal, unë vlerësoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Është përgjegjësi e mazhorancës që të përkujdeset që në procesin e hartimit të legjislacionit, të përfshihen sa më shumë akterë”, u shpreh ai.

Më kritikë në këtë drejtim është shprehur avokati tjetër, Xhevde Smakiqi. Sipas tij, nëse Qeveria do t’i merrte përbazë mendimet e ekspertëve e zyrave ligjore, projektligjet nuk do të shpalleshin anti-Kushtetues. Thotë se ka tendenca brenda Lëvizjes Vetëvendosje për t’i futur “duart” në Projektligje, raporton EO.

“Sikur Qeveria t’i lejonte Zyrat Ligjore dhe grupet punuese që janë në kuadër të ministrive që t’i hartojnë ato projektligje në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës duke mos futur tendenca politike që unë konsideroj se vijnë nga një departament i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të shpalleshin asnjëherë kundër-Kushtetues. E keni parë Ligjin për Zyrtarët publik që kishte një nen shkatërrues për ta shkatërruar Administratën Shtetërore, për t’i lënë papunë shumicën e udhëheqësve të Departamenteve përkatëse”, ka thënë Smakiqi. F

itore të opozitës Smakiqi e sheh edhe te Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sipas tij, kjo është në kundërshtim me nenin 46-të të Kushtetutës.

“Lëvizja Vetëvendosje ka ndërhy në këto draft ligje dhe rrjedhimisht opozita e ka shfrytëzuar të drejtën e saj Kushtetuese për t’i dërguar për një verifikim dhe siç e dini nuk kanë kaluar asnjë Ligj. Është dërguar Ligji për KPK e për Byronë Shtetërore, ku unë kam aty shumë vërejtje sepse sipas neni 46 të Kushtetutës, Prona është e shenjtë dhe në mënyrë arbitrare askush nuk mund të ndërhyjë dhe nuk mendoj që ato nene mund të kalojnë filtrin e Gjykatës Kushtetuese sepse do të bëhej një anarki dhe një pasiguri juridike ku askush nuk do ta dinte se kush është pronar i tokës”, u shpreh ai.

Të ngjashme