Mot i nxehtë të martën në Kosovë

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Dita e martë do të karakterizohet me mot të nxehtë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).

Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

“Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikojë te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Të ngjashme