Mot i vranët e me shi në Shqipëri

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shqiptar bën me dije se moti për sot parashikohet me kthjellime dhe shtim vranësirash në mesditë dhe pasdite.

Parashikohen reshje shiu lokale në veri, pjesërisht në jug dhe në zonat malore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius, raporton atsh.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme