Mourinho befason tifozët me përforcimin e ri në Man Utd

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 09:57 | Nga

“Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 14 milionë euro për blerjen e 20 vjeçarit.

Manchester United mund të realizojë një përforcim të ri nga Turqia.

Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Trabzonsporit, Yusuf Yazici.

“Fanatik” raporton se “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 14 milionë euro për blerjen e 20 vjeçarit, përcjell “lajmi.net”.

Reprezentuesi turk kërkohet edhe nga Liverpool por Mourinho beson se mund ta bind Trabzonsporin për shitjen e tij në Old Trafford në vitin 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme