Mourinho e telefonon Ronaldon

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho e ka telefonuar Cristiano Ronaldon për të parë situatën e tij dhe mundësinë e largimit nga Juventusi.

Sipas “La Stampa”, edhe pse është komplikuar trajneri i Romës dëshiron të provojë fatin me CR7.

Ka shumë zëra për të ardhmen e Ronaldos, që lidhet me një rikthim të mundshëm në Manchester United ose Sporting Lisbonë, derisa raportohet se e do edhe Paris Saint Germain.

Pas tri sezoneve me Juven, Ronaldo nuk arriti që të ndihmojë ‘Zonjën e Vjetër’ në Ligën e Kmapionëve, derisa fitoi në total pesë trofe. 

Të ngjashme