Mourinho nuk shqetësohet për kartonin e kuq

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho nuk dukej i shqetësuar nga kartoni i kuq që mori gjatë ndeshjes Roma-Napoli, pasi vazhdoi t’u jepte udhëzime lojtarëve të tij nga prapa stolit.

Portugezit iu dhanë dy kartonë të verdhë për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit gjatë ndeshjes në shtëpi të Giallorossëve në Serie A kundër Napolit të dielën.

Megjithatë, Special One nuk dukej shumë i shqetësuar për vendimin e arbitrit, pasi ai vazhdoi t’u jepte udhëzime lojtarëve të tij nga jashtë fushës.

Ishte vetë ish-trajneri i Interit dhe Chelseat që postoi videon në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke shtuar një mbishkrim: “Kur nuk ke biletë dhe dëshiron dëshpërimisht të shikosh një lojë të madhe futbolli”.

Portugezi nuk do të jetë i ulur në bankinë kur Roma të vizitojë Cagliarin në Sardegna Arena.

Mourinho ishte një nga katër trajnerët e Serisë A që u ndëshkuan me karton të kuq në fundjavën e kaluar.

Të ngjashme