Mozzik e Loredana bashkë në Zvicër

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Ribashkimi i Mozzik dhe Loredanës më nuk është sekret, ata përsëri u panë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Prej javësh tashmë fansat vënë në pah detaje të përbashëkta dhe në rrjet kanë qarkulluar edhe pamje ku dyshja shfaqen bashkë.

Loredana dhe Mozzik kanë qenë kryefjala e mediave rozë, për shkak se u fotografuan duke darkuar, ata tani u fotografuan edhe në një qendër tregtare në Zvicër.

Fotografinë e ka realizuar një lexues i Express Rozë në Zvicër.

Dyshja ka lënë të kuptohet se tashmë janë rikthyer sërish të njëri-tjetri, ndonëse vetë ata kanë zgjedhur të mos konfirmojnë ende asgjë publikisht.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana, dhe pas shumë problemeve në lidhje ata janë ribashkuar prapë.

Të ngjashme