Ministria e Jashtme e Kosovës (MPJ) thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Turqi dhe këshillon qytetarët kosovarë të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të shmangin turmat.
“Ministria e Punëve të Jashtme i fton dhe këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në Turqi të qëndrojnë në vendet ku janë. Sa më pak lëvizje dhe t’i informojnë familjet e miqtë e tyre”, ka shkruar Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.
“Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve tanë, veçmas shumë pushuesve kosovarë dhe familjeve të tyre në Kosovë, ne kemi vendosur në dispozicion dy numra të telefonit të ambasadave tona në Ankara dhe në Stamboll.
Numrat e telefonit janë: +905309549504 dhe +905311056391