MPJ publikoi dokumentarin për atraksionet e Kosovës

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Atraksionet kosovare” është dokumentar i shkurtër, i përgatitur nga Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Ky dokumentar është publikuar të premten nga MPJ, e i cili ka për qëllim promovimin e kulturës, turizmit, ekonomisë, sportit dhe vlerave etnologjike kosovare.

Dokumentari që në sfond ofron instrumentalin “Baresha” të violinistit të njohur me renome ndërkombëtare, Shkelzen Doli, përmban pamje ekspresive dhe tejet mbresëlënëse nga pjesët më të bukura të Kosovës si: Bogaj (Rugovë), Brezovica, Prizreni, Ferizaj, Shpella e Gadimes, Bodrumi i verës në Rahovec, Miniera “Trepça”, Muzeu Etnologjik (Prishtinë), Parku Blinaja, Kalaja e Novobërdës, Ujëvara e Mirushës etj., që janë vetëm disa nga atraksionet e paraqitura në këtë dokumentar, në të cilin janë përfshirë edhe yjet e sportit si, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe këngëtaret kosovare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Të ngjashme