MSh-ja ka paguar miliona euro pa mbulesë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:14 | Nga

Qindra mijëra euro të shpenzuara kot, bar i njëjtë i blerë dy herë më çmime të ndryshme, në periudhë të njëjtë nga kompani të ndryshme, pagesa të dyfishta për kompani private për shërbimin e kryer një herë, mbulim i pozitave kyç me ushtrues detyre, gjysmë milioni euro avance të pambyllura, rreth 200 mijë banderola të prodhuara kot e të pashfrytëzuara, që kanë kosto financiare, janë vetëm disa nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka shënuar numrin e problemeve që i ka identifikuar ZKA-ja. Në tërësi janë 30 sosh, shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të vitit 2016 Ministria e Shëndetësisë brenda një muaji e kishte blerë produktin e njëjtë tri herë.

“Zyra e prokurimit në vitin 2016 kishte lidhur dy kontrata, me dy operatorë ekonomikë të ndryshëm për furnizim me barna. Në kuadër të këtyre dy kontratave ishin përfshirë tri lloje të barnave të njëjta me çmime të ndryshme. Ministria ishte furnizuar me barnat e njëjta paralelisht nga të dy operatorë”, thuhet në raportin e auditimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme