MSh reagon për Pacollin: Nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare, pavarësisht pozicionit masat janë të njëjta për të gjithë

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare  nga ana e Behgjet Pacollit për kthimin e tij në Kosovë, por kanë thënë se masat janë të njëjta për të gjithë qytetarët.

“Nga mediat u njoftuam me ankesat e Kryetarit të AKR dhe njëherësh deputetit të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Deri më sot në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e z. Pacolli. Siç kemi konfirmuar ditën e djeshme për rastet e kthimit të shtetasve të Republikës së Kosovës aplikohen masat e njëjta. Pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët tanë përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore”, është thënë në ragimin e MSh-së. .

MSh thonë se me asnjë praktikë nga vendet e përparuara,  dikush për shkak të pozitës nuk i nënshtrohet kritereve të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

“Reagime të këtij lloji përçojmë mesazhe të gabuara tek qytetarët tanë të cilët po zbatojnë me korrektësi rekomandimet e institucioneve’, thuhet në reagimin e MSh-së.

Të ngjashme