Muharremaj dhe Palushi vizitojnë zjarrfikësit suharekas në Thumanë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, gjatë ditës kanë vizituar ekipin e zjarrfikësve nga Suhareka që po ndihmojnë për shpëtimin e jetëve pas tërmetit në Thumanë të Shqipërisë.

“Sot bashkë me humanistin Shaqir Palushi e kam vizituar Njësinë e Zjarrfikësve nga qyteti ynë, të cilët kanë qenë në krye të detyrës në Thumanë”, ka shkruar Muharremaj.

“Ata pa dallim si ekip, na nderuan të gjithëve duke treguar profesionalizmin e tyre”.

“Gjendja në zonat e prekura nga tërmetet e fundit ka krijuar një situatë të rëndë atje, dhe ne të gjithë sipas mundësive që i kemi pasur u kemi dal në ndihmë”, ka shtuar kreu i Komunës së Suharekës.

“Shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet, megjithëse dhimbja ishte e madhe”, ka theksuar Muharremaj.

Të ngjashme