Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Një akt shumë i shëmtuar, i vendos hije të zezë krejt qytetit

Pejë | 16 Pri 2024 | 13:22 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë për Ekonomia Online se vrasja e gruas në këtë qytet është akt i shëmtuar dhe se nuk është dashur të ndodhin rastet të tilla.

Muhaxheri ka thënë se ky rast “i ka vë hije të zezë qytetit”, teksa përmendi edhe rastin e vrasjes disa ditë më parë në Ferizaj.

“Më duhet të iu shpreh ngushëllime familjes, një rast që i ka jep dhe vendos hije të zezë krejt qytetit, një send që nuk ish dashtë me ndodh kurrë në qytetet tona. Po shihet që brenda dy ditëve u vranë dy gra në krejt republikën e Kosovës, një akt shumë i shëmtuar”, ka thënë kryetari i Pejës.

Të ngjashme