Muja takon homologun e tij austriak, flasin për bujqësi dhe integrimin evropian të Kosovës

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, është pritur sot në takim nga ministri i Bujqësisë së Austrisë, Norbert Totschnig.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se, gjatë takimit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave të mbështetjes në bujqësi me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

‘’Në takim u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të ekspertëve, nëpunësve, studiuesve dhe studentëve, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale, transferimin e njohurive dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të ngjashme