Mungesa e Messit në finale nuk i bëri përshtypje trajnerit të Houston Dynamos

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Houston Dynamo mposhti Inter Miamin në finale të US Open Cup, ndërsa trajneri i tyre Ben Olsen tha “nuk më intereson” që Lionel Messi nuk luajti në ndeshje.

“Ju nuk mund të luani gjithmonë një lojë të plotë në një nivel vërtet të lartë. Ky ekip është i vështirë. Ata janë rrezik permament për rikthim. Ka shumë cilësi në atë fushë. Atyre u mungonin një ose dy lojtarë, por nuk më intereson shumë. Nuk më intereson vërtet”, tha Olsen për CBS Sports.

Pjesa më e madhe e përgatitjeve para ndeshjes ishte fokusuar në aftësinë e shtatëherë fituesit të Topit të Artë, Messi. Por Në fund, lëndimi e kufizoi ikonën argjentinase të luante në këtë takim. Përveç kësaj, në finale për Inter Miamin mungoi edhe Jordi Alba për shkak të lëndimit.

Të ngjashme