Muriqi: Fillova të punoj si nëntëvjeçar, e lashë shkollën për futbollin

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur rreth fëmijërisë së tij.

Ai në një intervistë për gazetën e njohur spanjolle Marca tha se ka filluar të punojë si nëntëvjeçar.

Muriqi theksoi se e kishte lënë shkollën për futbollin.

“Kam filluar të punojë si nëntëvjeçar, në një restorant që ishte e dajve të mi. Aty kam punuar gjithçka, kamarier, kam ndihmuar në kuzhinë, pra deri në moshë 16 vjeçare derisa shkova në Shqipëri. Unë punoja për ta ndihmuar nënën dhe motrën, pasi që isha i vetmi që mund ta ndihmoja familjen. Babai im vdiq në luftë. Ai kishte edhe shkollë edhe futboll dhe kjo ishte arsyeja se pse unë vendosa ta lë shkollën, sepse s’mund ta lija futbollin. Kjo është jeta ime. E di që nuk kam bërë mirë duke lënë shkollën. Mund të them se kam qenë shumë me fat”, tha Muriqi.

28-vjeçari është futbollist goxha i rëndësishëm i ekipit spanjoll Mallorca.

Ai deri më tani i ka ndihmuar goxha skuadrës.

“Pirati” në 14 ndeshje ka shënuar tetë gola, dhe ka bërë një asistim.

Të ngjashme