Muriqi nën lot, e përjetoi rëndë rënien e Mallorcas nga La Liga

Prishtinë | 24 Maj 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, shpërtheu në lot pas rënies nga La Liga të skuadrës së tij Mallorca.

Pas ndeshjes kundër Real Oviedos, ai shkoi ta përqafonte familjen e tij ku u pa tejet i emocionuar.

Fitorja prej 3:0 dhe goli i Muriqit nuk i mjaftoi “Piratëve” të sigurojnë qëndrimin në ligën elitare spanjolle.

Por, 32 vjeçari pati një sezon personal fantastik.

Ai arriti të renditet si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, me 23 gola duke mbetur prapa vetëm prej Kylian Mbappes.

Të ngjashme