Murtezaj këkron nga Abbott që ambasada ta mbështesë ATK-në në rekrutimin e punonjësve të rinj

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj ka vizituar ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Në takim me ambasadorin Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua rreth bashkëpunimeve të vazhdueshme që ka ATK me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori Murtezaj falënderoj për mbështetjen që i është bërë institucionit në procese të rëndësishme, si dhe bashkëpunimet e tjera në fusha të caktuara tatimore.

Murtezaj, në këtë takim kërkoj nga ambasada që të mbështetë ATK-në në fazën e rekrutimit të punonjësve të rinj, proces i cili ka nevojë për monitorim profesional e të paanshëm, në mënyrë që përzgjedhja të jetë sa më transparente dhe meritore.

Nga ambasada u vlerësua kërkesa e ATK-së dhe në parim u premtua që do të mbështesin në zhvillimin e një sistemi të rekrutimit që do të shihet si meritokratik dhe transparent, i cili padyshim do të reflektoj në përzgjedhje të drejtë dhe meritore.

Të ngjashme